Atmosfera e çmendur që mbretëroi mbrëmë në Selanik

  • 21 September 2018 - 17:17
Atmosfera e çmendur që mbretëroi mbrëmë në Selanik

Ndeshja e mbrëmshme mes Paokut dhe Chelseat në kuadër të Evropa Ligës në fazën e Grupeve përfundoi me fitoren minimale të Chelseat, 1-0, me golin e Willianit.

Atmosfera ishte e çmendur në stadiumin “Toumba”, i cili ishte skuqur i tëri nga fishekzjarrët nëpër tribuna.

Vlen të theksojmë se në këtë ndeshje, tifozët e Paokut kanë shpalosur edhe një pankartë me mesazhe politike, me mbishkrimin “Ka vetëm një Maqedoni” duke aluduar në marrëveshjen e fundit Greqi – Maqedoni për çështjen e emrit. 

Më poshtë mund ta shihni videon që po bënë bujë në internet me atmosferën e mbrëmshme. 

 

 

(Kosova Sot)