Ky është klubi i vetëm italian në top 10 vendet e listës së UEFA-s

  • 21 September 2018 - 17:27
Ky është klubi i vetëm italian në top 10 vendet e listës së UEFA-s

Është shpallur lista e top 10 klubeve më të mira të UEFA-s pas javës së parë të ndeshjeve në garat evropiane, Liga e Kampionëve dhe Evropa Liga, Juventusi është klubi i vetëm italian në top 10 vendet.

Juventusi e mundi Valencian 2-0 në Ligën e Kampionëve, dhe kështu e ka siguruar vendin e pestë në listën e UEFA-s, ndërsa Roma ka rënë në vendin e 14-të pas humbjes nga Real Madridi me rezultatin 3-0.

Ndërsa Napoli është në vendin e 15-të, ndërkohë Milani është ngritur në vendin e 83-të, kurse Lazio në vendin e 40-të. 

Vendin e parë vazhdon ta mbajë Real Madridi, pastaj vjen Bayern Munichu e Barcelona me pikë të njëjta.

Image
Image

 

(Kosova Sot)