Durmishi, një shqiptar kundër Shqipërisë

  • 31 August 2015 - 21:43
Durmishi, një shqiptar kundër Shqipërisë

Danimarka do të ketë një shqiptar përballë Kombëtares.

Trajneri Morten Olsen shtoi në listën e danezëve edhe mbrojtësin Riza Durmishi. 21-vjeçari i cili luan te Brondbi është grumbulluar dhe ka shansin të luajë sfidën parë zyrtare me këtë përfaqëusese.

Durmishi është shprehur i kënaqur për ftesën, që bëhet pikërisht ndaj vendit ku ka origjinën e tij, pasi të do të jetë një ndjenjë e veçantë.

Ai ka luajtur në një miqësore me Danimarkën, në muajin qershor, ndërsa numëron disa takime me U21.