Lopetegui: Po të ishte VAR-i, Ronaldo nuk do të përjashtohej me të kuq

  • 21 September 2018 - 19:31
Lopetegui: Po të ishte VAR-i, Ronaldo nuk do të përjashtohej me të kuq

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, beson se Cristiano Ronaldo nuk do të përjashtohej me karton të kuq në ndeshjen kundër Valencias, sikur të përdorej sistemi VAR.

Superylli i Juventusit mori karton të kuq në pjesën e parë të ndeshjes në Mestalla me dyshimin se ia kishte tërhequr flokët Jeison Murillo.

 

Mirëpo, ka pasur shumë reagime që thonë se portugezi vetëm e ka prekur në kokë lojtarin kundërshtar.

Kritikave për vendimin kundërthënës të gjyqtarit iu është bashkuar edhe strategu spanjoll.

“Nuk e kam parë shumë mirë, por të gjithë më kanë thënë se nuk ishte (për karton të kuq)”.

“Nganjëherë këto gabime ndodhin, por VAR-i ndihmon që të mos ndodhin. Nëse nuk ishte si dukej… Por, nuk më takon mua që të vendos në lidhje me këtë”, ka thënë Lopetegui në një konferencë për shtyp.

Ronaldo është në pritje të vendimit për kohëzgjatjen e mungesës në Ligën e Kampionëve pas atij kartoni të kuq. 

 

(Kosova Sot)