PSG nuk do ta rinovojë kontratën e Thiago Silvas, ai mund të rikthehet në Milan

  • 21 September 2018 - 20:24
PSG nuk do ta rinovojë kontratën e Thiago Silvas, ai mund të rikthehet në Milan

Thiago Silva mund të largohet nga Parisi në verën e ardhshme.

Ish-lojtari i Milanit së fundmi e ka kritikuar drejtorin sportiv të klubit, Antero Henriquen, për shkak të mos transferimit të lojtarëve me kualitet.

Milani e pëlqen lojtarin dhe do ta donte një rikthim të tij, për të po ashtu interesohet edhe Juventusi, Napoli e Roma, dhe braziliani do ta ketë vetëm dhe një vit në kontratën e tij me Paris Saint-Germainin në verën që vjen.

Braziliani është 33-vjeçar, dhe kjo mund të ndikojë që ai të mos jetë më pjesë e planeve të klubit francez, të cilin mund ta zëvendësojë Presnel Kimpembe, i cili i ka 24-vjeç dhe konsiderohet si qendërmbrojtës i së ardhmes.

Silva erdhi në Paris në verën e vitit 2012 nga Milani për 40 milionë euro, dhe deri më tani i ka 248 paraqitje dhe 16 gola për parisienët.

(Kosova Sot)