Lëndohet ylli i Arsenalit

  • 21 September 2018 - 21:10
Lëndohet ylli i Arsenalit

Henrikh Mkhitaryan pritet të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Arsenalit në Premierligë kundër Evertonit, pasi që armeni e pësoi një lëndim në kyçin e këmbës në fitoren e mbrëmshme kundër Vorsklas në Evropa Ligë.

29-vjeçari do ta marrë një vlerësim se a do të luajë apo jo të dielën, kështu ka raportuar klubi londinez.

Mkhitaryani erdhi në Arsenal pas shkëmbimit me Alexis Sanchez, i cili kaloi te Manchester Unitedi, dhe deri më tani Mkhitaryani i ka bërë 23 paraqitje me klubin, dhe i ka shënuar katër gola.

Në nivelin kombëtar, Mkhitaryani është paraqitur 76 herë me Armeninë, dhe ka shënuar 25 gola. 

 

(Kosova Sot)