Barça i rrit përpjekjet për transferimin e Pogbas

  • 22 September 2018 - 09:09
Barça i rrit përpjekjet për transferimin e Pogbas

Barcelona i ka rritur përpjekjet për transferimin e mesfushorin të Manchester Unitedit, Paul Pogba, sipas Mirror.

Sipas mediumit britanik, katalonasit do ta vëzhgojnë fituesin e Kupës së Botës në çdo ndeshje, transmeton Express.

Pogba ka qenë subjekt i spekulimeve për një largim nga gjiganti britanik, pasi nuk ndihet i rehatshëm në “Old Trafford” dhe i ka prishur marrëdhëniet me Jose Mourinho.

Tani, Barça do të kërkojë ta shfrytëzojë këtë rast duke i dërguar skautët në çdo ndeshje të Unitedit para se të bëjë një ofertë në vlerë mbi 100 milion euro.


(Kosova Sot)