Kampionati Botëror i Xhudos: Nora Gjakova e mund marokene Iraoui, kalon në rundin tjetër

  • 22 September 2018 - 10:31
Kampionati Botëror i Xhudos: Nora Gjakova e mund marokene Iraoui, kalon në rundin tjetër

Xhudistja kosovare Nora Gjakova e mundur marokenen Soumiya Iraoui në rundin e dytë të Kampionatit Botëror të Xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, duke e kaluar kështu pengesën e parë në rrugë për t’u bërë kampione e botës në kategorinë e saj.

Nora ishte bindëse dhe me lehtësi e dominoi kundërshtaren e saj në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke kaluar në rundin tjetër.

Gjakova fitoi me Ippon.

Kosovarja do të përballet me Priscilla Gneton e Francës. 


(Kosova Sot)