“Në Manchester United s’luaja sepse thanë se kisha shkuar në shtrat me vajzën e trajnerit”

  • 22 September 2018 - 10:33
“Në Manchester United s’luaja sepse thanë se kisha shkuar në shtrat me vajzën e trajnerit”

Sulmuesi i Crystale Palace, Wilfried Zaha, ka folur haptazi rreth “ferrit” në Manchester Unitedin dhe sesi qëndrimi në “Old Trafford” e kishte zhgënjyer dhe e kishte bërë të binte në depresion.

Anësori nënshkroi për Unitedin si adoleshent pasi kishte luajtur një rol të rëndësishëm në rikthimin e Crystal Palace në Premierligë në vitin 2013.

“Natyrisht, t’i bashkohesh Unitedit nuk është e lehtë, prandaj e pata të vështirë ta pranoj se nuk m’u dha rasti”, tha Zaha për Sun.

Ai thotë se, megjithatë, nuk pendohet për kohën e kaluar në United.

“Nuk pendohem për asgjë, sepse më ka bërë më të fortë. Ndiej sikur tani mund të përballoj gjithçka”, tha ai.

Ai zbuloi edhe arsyen pse mund të mos jetë paraqitur për gjigantin anglez.

“Kam kaluar nëpër shumë gjëra në United dhe me Anglinë. Ka pasur thashetheme se arsyeja pse nuk po luaja për Unitedin ishte sepse shkova në shtrat me të bijën e David Moyes, dhe askush nuk tentoi ta sqarojë këtë. Prandaj, po i luftoja djajtë me veten dhe këto thashetheme që e dija se nuk ishin të vërteta”, shpjegoi ai.


(Kosova Sot)