Nora Gjakova në çerekfinale të Kampionatit Botëror të Xhudos

  • 22 September 2018 - 11:13
Nora Gjakova në çerekfinale të Kampionatit Botëror të Xhudos

Nora Gjakova ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror të Xhudos, pasi e ka mposhtur Gneto Priscillan të shtunën.

Gjakova e mposhti xhudisten franceze pas një luftë fantastike duke kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Gajkova fitoi me Ippon duke e tronditur kundërshtaren.

Nora do të sfidohet nga Christa Deguchi e Kanadasë në çerekfinale. 


(Kosova Sot)