Edhe Akil Gjakova e fiton duelin e parë në Kampionatin Botëror të Xhudos

  • 22 September 2018 - 11:13
Edhe Akil Gjakova e fiton duelin e parë në Kampionatin Botëror të Xhudos

Akil Gjakova e ka fituar duelin e tij hapëse në Kampionatin Botëror të Xhudos, pasi e ka mposhtur xhudistin Magner Mendes të shtunën me Ippon.

Akili garoi në kategorinë deri 73 kilogramë dhe triumfoi bindshëm ndaj Mendes duke e mundur me Ippon në rundin e dytë.

Gjakova rundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në rundin e tretë do të përballet me Miglos Ungvari të Hungarisë.

Kujtojmë se momente më pare, edhe Nora Gjakova e fitoi duelin e saj në rundin e dytë.


(Kosova Sot)