“Neymari është Kim Kardashiani i futbollit, larg nivelit të Messit e Ronaldos”

  • 22 September 2018 - 11:14
“Neymari është Kim Kardashiani i futbollit, larg nivelit të Messit e Ronaldos”

Ish-mesfushori i Marseille, Joey Barton, e ka kritikuar superyllin e Paris Saint-Germainit, Neymarin, duke thënë se ai është fenomen reklamimi tamam si Kim Kardashian.

Barton u bë i famshëm në “Stade Velodrome” për qasjen e tij në fushë, dhe tani kritikat ndaj yllit të rivalit më të madh të Marseille mbase do t’i japim edhe më shumë famë.

Kritikët e Neymarit nuk u impresionuan aspak me paraqitjen e Neymarit në humbjen e PSG-së ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Në mesin e tyre edhe Bartoni, i cili sugjeroi se 26-vjeçari është më shumë figurë reklamimi sesa futbollist.

“Mendoj se ai është Kim Kardashiani i futbollit. Neymar nuk është lojtari më i mirë në botë, siç e kemi parë edhe në Rusi. Ai nuk është në nivel të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Ka shumë lojtarë më të mirë se ai në botë”, thë Barton.

“Neymari nuk është fenomen futbolli, ai është fenomen reklamimi, si Kardashianët”, shtoi ai.


(Kosova Sot)