Edhe Akili Gjakova e fiton duelin e parë në Kampionat Botëror

  • 22 September 2018 - 11:37
Edhe Akili Gjakova e fiton duelin e parë në Kampionat Botëror

Kampionati botëror i xhudos po vazhdon të zhvillohet në Baku të Azerbejxhanit.

Në këtë kampionat botëror janë duke u paraqitur edhe xhudistët më të mirë kosovarë, të cilët po synojnë të fitojnë epitetin e më të mirëve në botë.

Pas fitores së Nora Gjakovës në raundin e dytë, tashmë edhe Akil Gjakovës ka mbajtur gjallë ëndrrën e shtetit tonë në këtë kampionat botëror.

Akil Gjakova ka fituar ndaj qipriotit, Mendes, në kategorinë -73 kg, në raundin e dytë të këtij evenimenti.

Gjakova në raundin tjetër do të takohet me fituesin e takimit CANBOUCHARD – UNGVARI.

(Kosova Sot)