Joshua vs Povetkin – Koha kur fillon dueli dhe detaje për duelin e kategorisë së rëndë

  • 22 September 2018 - 12:31
Joshua vs Povetkin – Koha kur fillon dueli dhe detaje për duelin e kategorisë së rëndë

Anthony Joshua dhe Alexander Povetkin do të përballen në meçin e radhës për titujt e kategorisë së rëndë të boksit botëror.

Joshua do të mbrojë titujt e tij WBA, IBF, WBO dhe IBO në mbrëmjen e cila zhvillohet në stadiumin Wembley të Londrës. Hera e fundit që Joshua boksoi në këtë arenë ishte ndaj Klitschkos në prill të vitit 2017.

Koha kur fillon ky duel do të jetë pak pas orës 23:00, varësisht edhe nga luftërat paraprake të boksierëve tjerë që zhvillohen para duelit kryesor.

Prezent pritet të jenë mbi 90 mijë shikues, në atë që është prej luftërave më të mëdha të këtij viti.

Kush është Povetkin?

Boksieri 38 vjeçar, Povetkin, ishte kampion i WBA nga viti 2011 deri në vitin 2013 dhe tash është sfidues mandatar i Joshuas, që do të thotë se Joshua është dashur të luftojë ndaj tij ose do t’i merrej titulli i WBA.

Povetkin e nokautoi David Price së fundmi dhe ka vetëm një humbje që prej debutimit profesional në vitin 2005, duke humbur me vendim unanim ndaj Wladimir Klitschkos në Moskë në vitin 2013.

Çka do të ndodhë për luftën me Deontay Wilder?

Tash që po përballet me Povetkin, Joshua pritet të ketë liri më të madhe në përzgjedhjen e kundërshtarit të radhës, ndoshta do të jetë ai Deontay Wilder.

Siç është thënë më herët, Joshua ka tri apo katër tituj të rëndësishëm, teksa Wilder ka vetëm WBC, të vetmin titull që i mungon Joshuas. I fundit boksier i unifikuar me të gjitha brezet ishte Lennox Lewis në vitin 2000.

Joshau lufton me Povetkinin si mandatar, por Wilder është kundërshtari që ai vërtet e do. Nëse Povetkin ndodh ta mopshtë Joshuan, unifikimi i titujve mund të ndryshojë. Vetëm koha e tregon këtë. Të dyja palët thonë se dueli do të ndodhë, por jo këtë vit.

Statistikat e dy boksierëve

Anthony Joshua – 21 duele, 21 fitore, 20 KO

Alexander Povetkin – 35 duele, 34 fitore, 24 KO, 1 humbje.

(Kosova Sot)