Konfirmohet data e meçit të çmendur mes Wilder dhe Fury

  • 22 September 2018 - 12:47
Konfirmohet data e meçit të çmendur mes Wilder dhe Fury

Meçi i shumëpritur i boksit të kategorisë së rëndë për titullin WBC mes kampionit Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të zhvillohet të shtunën më 1 dhjetor.

Kontratat mes palëve janë nënshkruar dhe vendi ku do të zhvillohet ky super meç pritet të jetë SHBA-ja, raporton BBC.

Amerikani Wilder, 32-vjeçar dhe britaniku Fury, 30-vjeçar, u pajtuan në gusht për të boksuar.

“Dy boksierët më të mirë të kategorisë së rëndë do të luftojnë njëri me tjetrin, më i miri lufton ndaj më të mirit, duke u dhuruar njerëzve atë që e kërkonin”, ka shkruar Wilder në rrjetet sociale.


(Kosova Sot)