Ylli i Real Madridit dënohet me burg me kusht

  • 22 September 2018 - 13:13
Ylli i Real Madridit dënohet me burg me kusht

Ylli i Real Madridit dhe Kroacisë, Luka Modric, është dënuar me tetë muaj burg me kusht, pasi e ka pranuar fajin për dy pika të aktakuzës për mashtrim tatimor.

Gazeta spanjolle “El Mundo” raporton se Modricit do t’i jepet rasti ta ulë dënimin nëse e paguan një gjobë në vlerë totale 60 mijë euro.

33-vjeçari, i cili u zgjodh lojtari më i mirë në Kupën e Botës 2018, u akuzua nëntorin e kaluar se i kishte mashtruar autoritetet tatimore të Spanjës për të drejtat e imazhit në vlerë 870.728 euro në vitet 2013 dhe 2014, duke e përdorur një kompani të limituar me bazë në Luksemburg.

Kompania Ivano S.A.R.L, mban emrin e të birit të Modricit, Ivanos, dhe menaxhohej nga gruaja e tij Vanja Bosnia.

Raportohet se Modric tashmë e kishte paguar një shumë prej rreth 1 milion euro në fillim të procedurave kriminale ndaj tij.


(Kosova Sot)