Ronaldo fiton 3 herë më shumë se tërë skuadra me të cilën përballet nesër

  • 22 September 2018 - 14:25
Ronaldo fiton 3 herë më shumë se tërë skuadra me të cilën përballet nesër

Cristiano Ronaldo ka pagë tri herë më të lartë se e tërë skuadra e Frosinones, me të cilën Juventusi do të përballet të dielën në Serie A.

Ndeshja e së dielës mes tyre luhet të dielën në orën 20:30.

Para kësaj ndeshjeje, mediat italiane i kanë bërë llogaritë e pagave të lojtarëve të Frosinones dhe të Ronaldos.

Ronaldo merr pagë vjetore në vlerë 31 milionë euro te Juventusi, pa përfshirë këtu sponsorët e ndryshëm dhe bonuset.

Ndërsa, fatura e pagave të lojtarëve të Frosinones kap shifrën e vetëm 11 milionë eurove – një e treta e pagës së Ronaldos.

Lojtari më pagën më të lartë në Frosinone është Joel Campbell, i cili merr 850 mijë euro në sezon.

Sa për krahasim, Ronaldo i merr 646 mijë euro në javë.


(Kosova Sot)