Allegri: Juventusi nuk varet nga Ronaldo

  • 22 September 2018 - 14:42
Allegri: Juventusi nuk varet nga Ronaldo

Kampioni i Italisë, Juventus e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme stinorin e ri në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër ka marrë pesë katër fitore në kampionat dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve.

E para takimit me Frosinonen ka folur trajneri i kampionit në fuqi të Italisë, Maximiliano Allegri.

Tekniku italian ka folur për Cristiano Ronaldon duke thënë se skuadra e tij nuk varet nga portugezi.

“Skuadra nuk varet nga Ronaldo edhe pse ai është më i miri në botë së bashku me Messin”.

“Ronaldo ka luajtur mirë, ka shënuar dy gola dhe ka goditur shumë herë në drejtim të portës”.

“Ai është një profesionist që kërkon gjithmonë më të mirën, ashtu siç kërkojmë ne nga ai të bëjë edhe më shumë”, ka thënë Allegri.

Në anën tjetër trajneri i Juventusit ka konfirmuar se nga minuta e parë ndaj Frosinones do të luaj Paulo Dybala. 

(Kosova Sot)