Manchester United synon ta ruajë formën e mirë ndaj Wolves

  • 22 September 2018 - 15:26
Manchester United synon ta ruajë formën e mirë ndaj Wolves

Manchester Unitedi i Jose Mourinhos do të kërkojë ta zgjasë serinë e fitoreve ndaj Wolverhamptonit, nikoqir i të cilit do të jetë sot në “Old Trafford”.

United dhe Wolves do të ballafaqohen në kuadër të javës së gjashtë të Premierligës duke filluar nga ora 16:00.

United vjen nga dy fitore radhazi në ligë dhe triumfi ndaj Young Boys në ndeshjen e tyre hapëse në Ligën e Kampionëve në mesjavë.

Edhe Wolves po kalon nëpër formë të mirë pasi i ka dy fitore dhe një barazim në tri javët e fundit në ligë.

United, megjithatë, do të përballet me mungesa, pasi Andre Herrera dhe Marcos Rojos janë të lënduar, ndërsa Nemanja Matic dhe Marcos Rashford kanë karton.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Manchester United:

Image
Image

(Kosova Sot)