United për vazhdimësi të rezultateve pozitive, përballet me Wolverhamptonin: Formacionet zyrtare

  • 22 September 2018 - 16:05
United për vazhdimësi të rezultateve pozitive, përballet me Wolverhamptonin: Formacionet zyrtare

Manchester United ka arritur të marrë dy fitore radhazi në udhëtim në kampionatin anglez.

Djajtë e Kuq triumfuan ndaj Burnley 0-2 dhe ndaj Watford 1-2 për të filluar ngritjen në kampionatin anglez.

Ndërsa në javën e gjashtë të elitës së futbollit anglez, United do të jetë nikoqir i Wolverhampton Wanderers.

Jose Mourinho ka kërkuar nga lojtarët e tij vazhdimësi të rezultateve të mira dhe pret fitore për mos të mbetur larg konkurrentëve tjerë për titullin e kampionit.

Man Utd: De Gea, Valencia, Lindelof, Smalling, Shaw, Fellaini, Fred, Pogba, Lingard, Lukaku, Alexis

Wolves: Patricio, Bennett, Coady, Boly, Otto, Doherty, Moutinho, Neves, Diogo, Costa, Raul. 
 

(Kosova Sot)