Liverpooli e City fitojnë bindshëm, Manchester Unitedi dështon

  • 22 September 2018 - 19:03
Liverpooli e City fitojnë bindshëm, Manchester Unitedi dështon

Sot u zhvilluan disa nga ndeshjet e javës së gjashtë në kuadër të Premierligës angleze, ku Liverpooli e vazhdoi ecurinë e fitoreve në Premierligë.

Liverpooli e ka shënuar fitoren e gjashtë radhazi kundër Southamptonit, me rezultatin 3-0 në “Anfield”, kurse Manchester City po ashtu ka shënuar një fitore të thellë ndaj Cardiff Cityt si mysafir me rezultatin 5-0, ndërsa Manchester Unitedi nuk arriti të shënojë fitore në “Old Trafford”, pasi barazoi me Wolverhamptonin 1-1.

Lojatërt e Kloppit fituan bindshëm në shtëpi të tyre kundër Southamptonit.

Liverpooli ka arritur ta shënojë golin e parë të ndeshjes kundër Southamptonit në minutën e 10’ falë goditjes së Xherdan Shaqirit, e cila preki dy lojtarë për të përfunduar pastaj në gol. Wesley Hoedt ishte ai që e preku topin i fundi dhe që në fund doli të jetë autogoli i tij. 

 

 

(Kosova Sot)