Spalletti: Interi tregoi karakter

  • 23 September 2018 - 09:31
Spalletti: Interi tregoi karakter

Interi arriti t’i sigurojë tre pikë mbrëmë në Luigi Ferraris kundër Sampdorias, pas golit të Marcelo Brozovicit në minutën e 94’ të ndeshjes për 1-0.

Pas golit të Matias Vecinos kundër Tottenhamit në minutat e fundit, Interi siguroi një tjetër fitore të rëndësishme mbrëmë në kuadër të Serie A-së falë mesfushorit kroat.

“Kjo mënyrë e fitore tregon për karakterin e kësaj skuadre, që lufton për secilin top”, ka thënë Spalletti për DAZN pas ndeshjes.

“Duke e parë këtë pasion më bën që të vazhdojë përpara dhe më jep forcë. Ishte një ndeshje e vështirë, mirëpo ne fituam në çastet e fundit dhe jemi shumë të lumtur. Duhet të vazhdojmë kështu me rezultate pozitive”.

“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme dhe ne duhet t’i fitojmë të gjitha, sepse këtë e bënë Interi”.

 

(Kosova Sot)