Kjo është pritja madhështore që iu bë Fergusonit në Old Trafford pas operacionit në tru

  • 23 September 2018 - 11:23
Kjo është pritja madhështore që iu bë Fergusonit në Old Trafford pas operacionit në tru

Ish-trajneri legjendar i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, u rikthye dje në Old Trafford pas operacionit që kishte pasur në maj pas një gjakderdhjeje në tru. Për ta nderuar atë në rikthimin e tij, tifozët u ngritën të gjithë në këmbë dhe e duartrokitën skocezin.

Ai pritej ta bënte rikthimin e tij në Old Trafford në fund të këtij viti, megjithatë para se të fillonte ndeshja, faqja zyrtare e Manchester Unitedit e bëri të ditur se Fergusoni do të ishte i pranishëm në ndeshjen kundër Wolverhampton.

Drejtuesit e klubit kërkuan nga tifozët të hynin në stadium më herët se zakonisht, për ta pritur me duartrokitje Alex Fergusonin në rikthimin e tij në Old Trafford, ftesë kjo e cila u pranua nga të gjithë tifozët në stadium.

Fergusoni ishte operuar në tru pas një gjakderdhjeje dhe kishte kaluar katër javë në spital para se të lirohej. Doktorët e tij, të cilët ishin të ftuar në stadium, kishin thënë se ai është me fat që ka shpëtuar nda vdekja.

Megjithatë, pritjen që ia bënë tifozët, lojtarët nuk mund ta vazhdojnë me fitore, pasi që barazuan ndeshjen me rezultat 1-1 kundër Wolves. 

 

(Kosova Sot)