Allegri: Nuk varemi nga Ronaldo

  • 23 September 2018 - 11:31
Allegri: Nuk varemi nga Ronaldo

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se ai dhe skuadra e tij do të mund ta përballojnë mungesën e yllit portugez, Cristiano Ronaldo, në Ligën e Kampionëve.

Juventusi, deri më tani, ka pasur një fillim të përsosur të sezonit të ri, duke i fituar të gjitha ndeshjet e Serie A-së. Ata, për shkak të këtyre fitoreve, radhitën të parët në ligën italiane.

Suksesin e treguar në Itali, Juventusi arriti ta përsërisë edhe në Evropë. Ndeshjen e parë të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, kundër Valencias në Spanjë, Juventusi e nisi me fitore, pas sy golave të shënuar nga Miralem Pjanici.

Megjithatë, në këtë ndeshje, Juventusi e humbi yllin e skuadrës pasi që Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 29-të, pasi ia tërhoqi flokët njërit prej kundërshtarëve të tij. Me 27 shtator bëhet i ditur vendimi i UEFA-s për dënimin e Ronaldos, dhe ai mund t’i humbë edhe tri ndeshjet e radhës në këtë garë.

“Ronaldo i ka shtuar vlera të mrekullueshme skuadrës së Juventusit, gjë të cilat i tregojnë edhe performancat e tij”, ka thënë trajneri Allegri në një konferencë për shtyp.

“Megjithatë, skuadra nuk varet nga ai. Ka shumë pritshmëri të larta për Cristianon, si dhe ai kërkon shumë nga vetja, por nuk ka asgjë për të dëshmuar. Ai thjesht ka nevojë të luajë, të argëtohet dhe të shënojë gola. Ne kemi lënë prapa vetes atë që ndodhi të mërkurën”. 

 

 

(Kosova Sot)