Joshua e vizitoi Povetkinin pas meçit, por çfarë i tha?

  • 23 September 2018 - 12:46
Joshua e vizitoi Povetkinin pas meçit, por çfarë i tha?

Në një video të publikuar nga boksieri anglez, Anthony Joshua, në rrjetet e tij sociale, shihet se anglezi kishte shkuar ta përshëndetë Alexander Povetkinin dhe stafin e tij pas meçit mes atyre të dyve.

Joshua e mposhti rusin, Povetkinin, dhe kështu duke i mbrojtur titujt e botës në versionet ËBO, ËBA, IBF dhe IBO në kategorinë e rëndë të boksit profesionist. Britaniku arriti ta nokautoj rusin në raundin e shtatë, kështu e duke mos pësuar ende humbje. 22 ndeshje, 22 fitore, dhe 21 prej tyre i ka fituar me nokaut.

“Kjo është e gjitha. Ky është respekti. Ti ke qenë i mirë edhe si amator [para se të bëheshe profesionist], ke qenë shumë i qëndrueshëm. Si dhe dua të që të vij në Rusi”, dëgjohet duke i thënë Povetkini Joshua.

 

(Kosova Sot)