Ja afër kujt ulet Shaqiri në dhomën e zhveshjes së Liverpoolit

  • 23 September 2018 - 13:45
Ja afër kujt ulet Shaqiri në dhomën e zhveshjes së Liverpoolit

Mesfushori i Zvicrës me nënshtetësi shqiptare, Xherdan Shaqiri, ulet afër portierit Simon Mignolet dhe mbrojtësit të krahut të majtë, Andrew Robertston.

Një video e publikuar nga BeIN Sports, shihet vendet e të gjithë lojtarëve të Liverpoolit në dhomën e zhveshjes. Gazetari i këtij mediumi hyn në zhveshtore dhe i tregon vendet e të gjithëve.

 

Ndërsa, Mohamed Salahu qëndron i ulur afër Roberto Firminos dhe Joe Gomezit, ndërsa Sadio Mane afër Alberto Morenos.

Shaqiri u transferua në Liverpool gjatë afatit kalimtar të verës nga Stoke City për 13.5 milionë euro. Deri më tani, trajneri Jurgen Klopp nuk e ka përdorur si startues, por në të gjitha paraqitjet e tij, ai është përfshirë nga banka rezervë. Ndërsa, dje ai e startoi ndeshjen kundër Southampton për herë të parë, megjithatë menjëherë pasi përfundoi pjesa e parë, ai u zëvendësua me James Milnerin.

 

 

(Kosova Sot)