Chelsea kërkon fitoren e gjashtë në derbin e Londrës

  • 23 September 2018 - 13:53
Chelsea kërkon fitoren e gjashtë në derbin e Londrës

West Ham United dhe Chelsea do të ndeshen sot në kuadër të Premierligës, java e gjashtë. Ndeshja fillon prej orës 14:30 në “London Stadium”.

Skuadra e Maurizio Sarrit nuk di për humbje, i ka fituar 6 ndeshjet e këtij stinori, pesë në Premierligë dhe një në Evropa Ligë.

Kurse West Hami pas tërë atyre shpenzimeve gjatë verës, i ka fituar vetëm një ndeshje në ligën angleze, dhe sot kërkon që t’i ndryshojë gjërat në shtëpinë e saj.

Në katër ndeshjet e fundit mes tyre, Chelsea e ka fituar vetëm një ndeshje, ndërsa West Hami i ka fituar dy, një ndeshje ka përfunduar e barabartë. 

 

(Kosova Sot)