Kastrati dëshiron ta braktisë Kosovën për Kroacinë

  • 23 September 2018 - 14:20
Kastrati dëshiron ta braktisë Kosovën për Kroacinë

Sulmuesi kosovar, Lirim Kastrati, i cili deri më tani është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës u-21, në një intervistë për Index.hr ka thënë se dëshiron ta lë Kosovën, dhe t’i bashkohet Kombëtares së Kroacisë.

Kastrati ka pasur paraqitje mjaft të mira për Lokomotiva Zagrebin. Kosovari është golashënuesi i dytë më i mirë me pesë gola në kampionatin kroat.

“Unë kam biseduar me njerëz nga të dy federatat, por nuk kam vendosur ende. Kam dëshirë të luaj për Kroacinë. E di se nuk e kam pasaportën e Kroacisë, por për tri vjet mund ta marrë atë dhe më pas do të mund të luaj për ekipin kombëtar kroat”, ka thënë Lirimi.

“Në Kroaci futbolli është më i mirë dhe më i fortë se në Kosovë dhe Shqipëri e vërtet do të më pëlqente të bart fanellën e Kroacisë”, u shpreh Kastrati për Sports News, citon Index.hr.

Deklarata e tij është shokuese për Kombëtaren e Kosovës, e cila shpreson për ta marrë në skuadër të riun e talentuar.

Kastrati në ndeshjen e fundit me përfaqësuesen e Kosovës U-21,  ai asistoi në golin e Florent Hasanit ndaj Irlandës, ndeshja që përfundoi me barazim.

Deri tash, Kastrati ka luajtur për Shqipërinë U-17 dhe Kosovën U-19 dhe U-21, ndërsa tani ëndrra e Lirim Kastrati mbetet Kombëtarja e Kroacisë, përkrahë yjeve, të cilët shkuan deri në finale të Kupës së Botës gjatë kësaj vere në Rusi.

 

 

(Kosova Sot)