Roma e Bologna kërkojnë të dalin nga kriza

  • 23 September 2018 - 14:23
Roma e Bologna kërkojnë të dalin nga kriza

Roma do të kërkojë fitoren e dytë të këtij sezoni të Serie A-së në ndeshjen kundër Bolognas, e cila do të zhvillohet sot në stadiumin Renato Dall’Ara nga ora 15:00.

Bologna do ta ketë mundësinë ta mposhtë Romën për herë të parë që nga viti 2012, për shkak të formës së keqe në të cilën janë duke kaluar kuqeverdhtë për momentin. Megjithatë, as Bologna nuk është në formë më të mirë, pasi që ende nuk ka arritur të sigurojë asnjë fitore dhe nuk ka arritur madje as të shënojë ndonjë gol.

Humbja në mes javë që e pësoi Roma me rezultat 3-0 nga Real Madridi u bë ndeshja e katërt radhazi pa fitore për Romën. Ndërsa, nga tri ndeshjet e fundit të Serie A-së, ata e kanë humbur një dhe i kanë barazuar dy.

 

 

(Kosova Sot)