Napoli i Ancelottit triumfon në Torino

  • 23 September 2018 - 14:58
Napoli i Ancelottit triumfon në Torino

Sot u zhvilluar ndeshja mes Torinos dhe Napolit në javën e pestë në kuadër të Serie A-së, të cilën e fitoi skuadra napolitane me rezultat 3-1, në stadiumin “Olimpico Grande Torino”.

Skuadra e Ancelotti e mposhti bindshëm Torinon në pasditen e ditës së diel, ku në ndeshje u shënuan plot katër gola, dy në pjesë të parë e dy në të dytën.

Lorenzo Insigne e shënoi golin e parë të ndeshjes, duke e dërguar kështu skuadrën e tij në epërsi në minutën e 3’ me një goditje të fuqishme brenda zonës.

Në minutën e 20-të, Simone Verdi arriti ta dyfishojë rezultatin, duke e shënuar golin e dytë për Napolin. Goli erdhi pas një asistimi të mrekullueshëm të Dries Mertensit.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë ishte Torino, ajo që e shënoi golin e parë për ta ngushtuar rezultatin në 2-1, me anë të  Andrea Belottit, i cili në minutën e 50-të shënoi nga pika e bardhë.

Vetëm nëntë minuta pasi e pranoi golin e parë nga Torino, Lorenzo Insigne arriti ta shënojë golin e tij të dytë në këtë ndeshje, të tretin për Napolin, që doli të jetë rezultati final 3-1.

Napoli me këtë fitore ngrihet në kuotën e 12-të pikëve në vendin e dytë, pikë të njëjta me Juventusin, i cili luan sonte kundër Frosinones.

Torino në javën e ardhshme luan kundër Atalantas si mysafir, ndërsa Napoli e pret në shtëpi skuadrën e Parmas.


 

(Kosova Sot)