Arsenali kërkon fitoren e radhës kundër Evertonit, formacionet zyrtare

  • 23 September 2018 - 16:18
Arsenali kërkon fitoren e radhës kundër Evertonit, formacionet zyrtare

Arsenali dhe Evertoni do të ndeshen sot prej orës 17:00 në Emirates stadium në kuadër të javës së gjashtë në Premierligë.

Skuadra e Emerys, pas atyre dy humbjeve në fillim të stinorit është këndellur mirë, dhe sot e kërkon fitoren e katërt radhazi në shtëpi përball skuadrës nga Liverpooli.

Ndërsa Evertoni pas humbjes nga skuadra tjetër londineze, West Hami, në ndeshjen e kaluar, sot kërkon që të marrë pikë në kryeqytetin anglez.

Në katër ndeshjet e fundit mes tyre, Arsenali i ka fituar tre ndeshje, ndërsa Evertoni vetëm një. 

Arsenal:

 

 

(Kosova Sot)