Lyoni do të luajë pa tifozë në Ligën e Kampionëve

  • 23 September 2018 - 16:58
Lyoni do të luajë pa tifozë në Ligën e Kampionëve

Komisioni i Apelit në UEFA refuzoi apelin e bërë nga skuadra franceze Lyon kundër dënimit të saj për trazirat e ndodhura gjatë ndeshjes me CSKA-në e Moskës, dënim që e detyron atë që të luajë një ndeshje me dyer të mbyllura në ndeshjen e radhës të Ligës së Kampionëve, si dhe një gjobë prej 100 mijë eurosh.

UEFA konfirmoi ditën e premte vendimin e saj në lidhje me dënimin e klubit francez për ngjarjet e muajit mars, kur Lyoni u eliminua nga Europa League.

Shfaqja e tymosëseve që sollën edhe trazira në shkallët e stadiumit dhe sjelljet raciste ishin disa prej motiveve që dënuan Lyonin me dy ndeshje pa tifozë, por dënimi do të zbatohet në njërën prej këtyre ndeshjeve nëse do të ketë përsëritje të rasteve të dhunës.

 

(Kosova Sot)