Milani kërkon t’i kthehet fitoreve kundër Atalantas, formacionet zyrtare

  • 23 September 2018 - 17:28
Milani kërkon t’i kthehet fitoreve kundër Atalantas, formacionet zyrtare

Milani do të tentojë ta fitojë ndeshjet e dytë të këtij sezoni të Serie A-së në ndeshjen kundër Atalantas, e cila do të zhvillohet sonte në orën 18:00 në San Siro.

Udhëtimi në Luksemburg në mes javë për ndeshjen kundër Dundelanges në Evropa Ligë mund t’i kishte ndikuar negativisht skuadrës së Milanit, mirëpo Gennaro Gattuso i pushoi shumë lojtarë të rëndësishëm në këtë ndeshje.

Milani ka pësuar humbje në një nga pesë ndeshjet e fundit, prej të cilave dy i kanë fituar dhe dy i kanë barazuar. Për më tepër, ata e kanë humbur vetëm një nga dhjetë ndeshjet e fundit të Serie A-së.

Atalanta është e pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit kundër Milanit. Ata kanë fituar dy dhe i kanë barazuar katër të tjera.

Megjithatë, forma që Atalanta e ka shfaqur gjatë këtij sezoni mund të rezultojë të jetë problem për ta, pasi që mund të mposhtën për herë të parë pas gjashtë ndeshjeve.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Milan:

Image

 

Atalanta:
Image

 

 
(Kosova Sot)