Shpëtim Duro e nis mbarë aventurën me Dritën, e mposht Prishtinën në derbi

  • 23 September 2018 - 18:05
Shpëtim Duro e nis mbarë aventurën me Dritën, e mposht Prishtinën në derbi

Pas katër humbjeve radhazi, kampionia aktuale Drita është këndellur duke e mposhtur 1-0 Prishtinën në derbin e javës së gjashtë të Ipko Superligës të dielën në Gjilan.

Ardhja e trajnerit të njohur shqiptar Shpëtim Duros në stolin e kampiones në fuqi të ligës elitare kosovare ka pasur ndikimin e menjëhershëm, pasi gjilanasit i mposhten 1-0 bardhekaltrit në Gjilan.

Duro e mori drejtimin e Dritës të hënën në një formë jashtëzakonisht të dobët dhe pak kohë pas dorëheqjes së Bekim Isufit.

Deri në këtë javë, Drita e kishte fituar lojën hapëse të Superligës, por i kishte humbur katër ndeshjet e radhës.

Megjithatë, Arbër Shala u përkujdes që ta shënojë golin e vetëm në këtë takim në minutën e 58-të, që mjaftoi për fitoren e Dritës.

Për skuadrën nga kryeqyteti, kjo ishte humbja e parë në këtë sezon të Superligës.

Ndërkohë, në duelin tjetër të kësaj jave të zhvilluar sot po ashtu, Gjilani e ka mposhtur Ferizajn 2-0 në udhëtim.

Kështu duhet tabela e Superligës pas javës së gjashtë.

Image

 

(Kosova Sot)