Barça e pamposhtur në dy vite në “Camp Nou”, e pret Gironën - formacionet zyrtare

  • 23 September 2018 - 19:53
Barça e pamposhtur në dy vite në “Camp Nou”, e pret Gironën - formacionet zyrtare

Barcelona do të jetë nikoqire e Gironës në “Camp Nou”, në tempullin që për herë të fundit është mposhtur në shtator të vitit 2016 nga Alavesi.

Që prej asaj humbjes 2-1, Barcelona nuk di për humbje në La Liga në shtëpinë e vet, prandaj Girona ngarkohet me një detyrë të vështirë për t’i befasuar katalonasit.

Barcelona i ka fituar të gjitha ndeshjet deri tani këtë sezon, katër në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve në mesjavë.

Girona është e pamposhtur në katër ndeshjet e fundit në udhëtim, tri fitore dhe një barëzim, në La Liga.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Barcelona:

Image

 


Girona:

Image

 

(Kosova Sot)