Juventus përballet me Frosinonen që ka dy vite s’di për fitore në Serie A, formacionet zyrtare

  • 23 September 2018 - 20:07
Juventus përballet me Frosinonen që ka dy vite s’di për fitore në Serie A, formacionet zyrtare

Frosinone, skuadra e renditur e parafundit, e kërkon fitoren e parë në Serie A që prej prillit të vitit 2016, kundër liderit të ligës, Juventusit, që është i pamposhtur deri tani këtë sezon.

Frosinone do të jetë nikoqire e Juves në “Stadio Benito Stirpe” në Frosinone, në një ndeshje të javës së pestë të Serisë A, që nis në orën 20:30.

Massimiliano Allegri, skuadra e të cilit i ka fituar katër ndeshjet e para në ligë, sonte përballet me disa mungesa. Douglas Costa i suspenduar, Sami Khedira dhe De Sciglio të lënduar.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Frosinone:

Image

 

Juventus: 

Szczesny; Cuadrado, Rugani, Chiellini, Alex Sandro; Can, Pjanic, Bentancur; Dybala, Mandzukic, Ronaldo.
 

 

(Kosova Sot)