Atalanta me gol të vonshëm e ndal Milanin në një ndeshje dramatike

  • 23 September 2018 - 20:12
Atalanta me gol të vonshëm e ndal Milanin në një ndeshje dramatike

Atalanta e ka ndalur Milanin me barazim dramatik falë një goli të vonshëm të Emiliano Rigonit në një ndeshje të javës së gjashtë të Serisë A italiane të dielën në “San Siro”.

Rigoni realizoi në minutën e 92-të duke e tronditur skuadrën e Gennaro Gattusos, tamam kur u mendua se Milani e kishte siguruar një fitore të rëndësishme pas po udhëhiqte gjatë tërë takimit.

Pas vetëm dy minutave lojë, Suso e gjeti Gonzalo Higuainin në zonën kundërshtare, i cili realizoi me një prekje për ta ndezur “San Siron”.

Në pjesën e dytë, mysafiret u kthyen në lojë kur Alejandro Gomez shënoi për t’i barazuar shifrat në minutën e 54-të.

Megjithatë, reagimi i skuadrës së Milanit ishte fantastik, me Suson që përsëri çoi një top të përkryer në zonën e mysafirëve, të cilin në rrjetë e futi Giacomo Bonaventura vetëm pesë minuta më vonë.

Dy minuta brenda kohës shtesë të takimit, mysafirët e barazuan rezultatin në 2-2, falë golit të Rigonit, që i jep një pikë nga asgjë Atalantas.

Atalanta tani ka pesë pikë në vendin e 10-të në tabelë.

Ndërsa, edhe Milani ka pesë pikë dhe renditen një pozitë më poshtë se Atalanta.

 

(Kosova Sot)