Perez: Zidane dhe Ronaldo e dinë se Real Madridi gjithmonë do të jetë shtëpia e tyre

  • 23 September 2018 - 20:35
Perez: Zidane dhe Ronaldo e dinë se Real Madridi gjithmonë do të jetë shtëpia e tyre

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka thënë se ndikimi i Cristiano Ronaldos dhe Zinedine Zidanit në klub kurrë nuk do të harrohen dhe se ata janë të vetëdijshëm se “Santiago Bernabeu” gjithmonë do të jetë shtëpia e tyre.

Gjatë një takimi me anëtarët e asamblesë të dielën, Perez i falënderojë Ronaldon dhe Zidanin për kontributin e dhënë për klubin ndër vite.

“Cristiano është ndër figurat kyçe sepse ai është golashënuesi më i mirë në histori të klubit dhe pasardhës i denjë i Di Stefanos”, tha Perez.

“Ai është figurë kryesore dhe legjenda e tij do të tregohet nga një gjeneratë në tjetrën. Faleminderit Cristiano”, shtoi ai.

“Zidane është një tjetër referencë e jona e të gjitha kohërave. Si trajner, ai është futur në histori si njëri prej personave më të mëdhenj të Real Madridit. Ai është njëri prej legjendave tona dhe bashkë me Cristianon e dinë se kjo do të jetë gjithmonë shtëpia e tyre”, theksoi Perez.

 

(Kosova Sot)