Ish-bashkëlojtari i Shaqirit i u bë baba i 3 fëmijëve me 3 gra të ndryshme brenda 6 jave

  • 23 September 2018 - 21:10
Ish-bashkëlojtari i Shaqirit i u bë baba i 3 fëmijëve me 3 gra të ndryshme brenda 6 jave

utbollisti i Stoke City, skuadër për të cilën luajti edhe Xherdan Shaqiri deri këtë verë, Saido Berahino, është bërë baba i tre fëmijëve me tri gra të ndryshe brenda gjashtë javëve, raportojnë mediat britanike.

Sulmuesi i Stoke është emëruar si babai i dy prej tre fëmijëve në certifikatat e tyre të lindjes – të lindur më 30 maj dhe 17 qershor.

Avokatët e tij janë në bisedime me një burrë i cili pohon se është babai i fëmijës së lindur më 15 qershor.

Berahino ka shënuar gol për Stoke së fundmi pas 913 ditëve pa e bërë një gjë të tillë, por prapëseprapë ai ka bërë më shumë fëmijë sesa që ka shënuar gola këtë sezon.

Nëna e fëmijës së parë është ish e fejuara e tij Stephania Christoforou, e cila e lindi Costan më 30 maj në Spitalin e Grave në Birminghan.

Nëna e fëmijës së dytë është një infermiere e lindur në Afrikë, shoqe e fëmijërisë së Berahinos emri i së cilës nuk mund të bëhet publik për arsyeje ligjore.

Ajo lindi vajzën e tij më 15 qershor në Spitalin Manor në Walsall.

Edhe pse emri i Berahinos nuk është në certifikatën e lindjes së fëmijës së tretë, nëna e fëmijës është në bisedime me të dhe avokatët e tij.   

Nëna e fëmijës së tretë është Chelsea, e cila e lindi Aniya Marie më 17 korrik, në Spitalin Manor në Walsall.

 

(Kosova Sot)