Arsenali e refuzoi yllin e Liverpoolin për 13 milionë euro, sepse ishte ‘tepër moskokëçarës’

  • 23 September 2018 - 21:51
Arsenali e refuzoi yllin e Liverpoolin për 13 milionë euro, sepse ishte ‘tepër moskokëçarës’

Arsenali e lëshoi nga dora mundësinë për ta transferuar Virgil van Dijkin nga Celticu për vetëm 13 milionë euro, ka zbuluar John Collins.

Arsenali ishte në mesin e klubeve që lidheshin ngushtë me mbrojtësin holandez gjatë kohës së tij në Celtic, por kurrë nuk kishte bërë ofertë serioze për të.

Ish-ndihmës trajneri i Celtic Collins pohon se kjo ndodhi sepse “Topçinjtë” e kishin vlerësuar Van Dijkin tepër moskokëçarës.

Van Dijk më pas kaloi te Southamptoni, ku u rrit edhe më shumë dhe tregoi potencialin që ka.

Në fund, holandezi përfundoi në Liverpool, të cilit iu bashkua në janar nga Southampton për një shumë rekord të klubit, 83 milionë euro.

“Shefi i skautëve të Arsenalit [Steve Roëley] mendonte se Van Dijk ishte tepër moskokëçarës”, tha Collins për beIN Sport

 

(Kosova Sot)