Ronaldo shënon në fitoren e Juventusit ndaj Frosinones

  • 23 September 2018 - 22:47
Ronaldo shënon në fitoren e Juventusit ndaj Frosinones

Juventusi ia ka dalë të arrijë një fitore të vështirë ndaj Frosinones në udhëtim falë një dy golave të vonshëm nga Cristiano Ronaldo dhe Federico Bernardeschi të dielën në “Stadio Benito Stirpe”.

Ronaldo u përkujdes që Juventusi ta ruajë ecurinë e përkryer prej pesë fitoreve në po aq ndeshje në fillim të këtij sezoni, pasi goli i tij dhe ai i Bernardeschit në sekondat e fundit ishin të mjaftueshëm për fitoren e bardhezinjve 2-0 ndaj një Frosinone kokëfortë.

Skuadra e Massimiliano Allegrit ishte dominuese duke e kontrolluar takimin në tërësi, si dhe krijoi shumë edhe pse nuk mundi të realizojë më shumë së dy herë.

Në fakt, vendasit patën vetëm dy goditje në drejtim të portës së Juventus, asnjë nga to brenda kornizave të saj.

Nga shtatë goditje që pati brenda kornizës së portës së Frosinones, goli i Ronaldos në minutën e 81-të e bëri dallimin në këtë takim. Por, fitorja e Juves u vulos nga Bernardeschi në minutëne katërt shtesë të takimit.

Portugezi pranoi një top në brendësi të zonës dhe shënoi duke goditur me të parën.

Juventus ruan kreun dhe prin me 15 pikë nga pesë ndeshje, tri pikë më shumë se Napoli në vendin e dytë.

Frosinone mvetet e parafundit me vetëm një pikë, pas katër humbjeve dhe një barazim në pesë ndeshje.

 

(Kosova Sot)