Pas kësaj videoje nuk do ta urreni më Neymarin

  • 24 September 2018 - 09:39
Pas kësaj videoje nuk do ta urreni më Neymarin

Ndeshja e së dielës mes Rennese dhe Paris Saint-Germainit, përfundoi me fitoren e skuadrës nga Parisi me rezultatin 3-1 në kuadër të Ligue 1.

Neymari u zëvendësua në minutën e 90’ të ndeshjes për t’ia lërë vendin Christopher Nkunkus, mirëpo deri sa doli nga fusha një fëmijë u fut në fushë.

Fëmija filloi të qante kur e pa nga afër Neymarin, i cili me ngrohtësi e përqafoi djalin, dhe nuk e lejoi ekipin e sigurimit që ta largojnë atë nga fusha.

Ylli brazilian ia dha në fund fanellën e tij, e fansi i tij i vogël filloi të qaj edhe më shumë duke e përqafuar pastaj fanellën e idhullit të tij. 

Neymari në kohët e fundit ka marrë urrjetje dhe përqeshje të shumta nga publiku i futbollit për shkak të simulimeve të tij, mirëpo me këtë gjest që e ka bërë ai ka treguar se është një njeri i dashur.

 


?(Kosova Sot)