Klopp: Nuk jam gjeni

  • 24 September 2018 - 11:27
Klopp: Nuk jam gjeni

Jurgen Kloppi ka insistuar pas fitores së shtatë radhazi të Liverpoolit, duke thënë se ai nuk është gjeni.

Liverpooli është në formën më të mirë që nga ardhja e trajneri gjerman në vitin 2015 nga Borussia Dortmundi.

“Jemi rritur hap pas hapi. Klubi, skuadra, çdo gjë. Shpresoj që të mbetet kështu”, ka thënë Kloppi.

“Unë nuk jam gjeni. I di potencialet e klubit dhe të stadiumit sepse të gjithë e dinë këtë”.

“Ne duam të fitojmë tituj por nuk e dimë se kur do të ndodh kjo. Nuk e kemi idenë, kështu që duhet ta kemi kohën më të mirë të jetës deri të arrij ai moment”.

“Kur të ndodh duhet t’ia fillojmë përsëri. Nëse nuk ndodh duhet ta provojmë përsëri. Kështu është jeta dhe futbolli”.

 

(Kosova Sot)