Gervinho flet pas golit, tregon historinë e dhimbshme kur luante këmbëzbathur

  • 24 September 2018 - 11:47
Gervinho flet pas golit, tregon historinë e dhimbshme kur luante këmbëzbathur

Sulmuesi i Parmas, Gervinho, i ka zbuluar bazat e lojës së tij.

Gervinho pa dyshimi që e shënoi golin e javës në fitoren e Parmas 2-0 kundër Cagliarit, duke e marrë topin nga mbrojtja dhe me shpejtësinë e tij arrti deri të porta e Cagliarit, ku pastaj e realizoi një supergol.

“Unë luaj me shpejtësi, fantazi dhe instinkt. Duke i parë fansat e gëzuar për golin tim është dhurata më e  mirë”, ka thënë ish-lojtari i Arsenalit dhe Romës.

“Mendimi im i parë pas golit? Ditët e kaluara këmbëzbathur në Bregun e Fildishtë në Abidjan. Këpucët na u dhuruan vetëm pas tri viteve dhe vetëm nëse i kalonim testimet e caktuara”.

“Testi i pari ka qenë 50 goditje të topit me kokë në drejtim të murit, duke mos e lënë topin të bie në tokë, pastaj me kofshë dhe në fund me këmbë, të majtë dhe të djathtë”.

Gervinho e shkëputi kontratën e tij me Hebei China Fortune dhe u rikthye në Serie A pas largimit nga Roma në janarin e vitit 2016. 31-vjeçari ka një kontratë trevjeçare me Parman dhe deri më tani po shkëlqen në fanellën e klubit italian.

Më poshtë mund ta shihni super golin e tij të shënuar me Parman të shtunën: 
 

 

(Kosova Sot)