E çuditshme: Tifozë zviceranë gjuajnë në fushë topa të tenisit dhe dorëza te Playstation
Një gjë e çuditshme ka ndodhur në ndeshjen e klubeve zvicerane mes Young Boys dhe St. Gallen, e cila përfudnoi me fitoren e Young Boys me rezultatin 7-1.
Ultrasit e Young Boys filluan me gjuajtjen e topave të tenisit dhe dorëzave të videolojës PlayStation4.
Ndeshja u ndal, pasi që fusha e blertë u mbush me topat e hedhur nga tifozët si rezultati i protestimit ndaj kompanisë “eSports”.
(Kosova Sot)