Asensio: Klubi nuk ma ofroi fanellën me numër 7, në të ardhmen do e marrë numrin 10

  • 24 September 2018 - 13:56
Asensio: Klubi nuk ma ofroi fanellën me numër 7, në të ardhmen do e marrë numrin 10

Marco Asensio është njëri nga lojtarët më premtues të Real Madridi.

Por pas largimit të Cristiano Ronaldos nga skuadra spanjolle, numri shtatë mbeti i lirë.

Edhe pse pritej që këtë numër ta merrte Marco Asensio një gjë e tillë nuk ndodhi pasi klubi nuk ia ofroi.

Numrin shtatë e ka marrë i rikthyeri në klub nga Lyon, Mariano Diaz.

“Klubi nuk më ka thënë asgjë në lidhje me numrin shtatë”, tha Asensio.

“Nuk kam pasur mundësinë që të vendosi i vetëm për numrin”, u shpreh spanjolli.

Por synimi i Asensios mbetet ta marrë fanellën me numër 10 të cilën e ka Luka Modric.

“Më së shumti më pëlqen fanella me numrin 10, gjithmonë e kam ëndërruar”:.

“Aktualisht ajo është në duar të sigurta, por në të ardhmen do të më pëlqente ta mbaja”, deklaroi reprezentuesi spanjoll.

22-vjeçari aktualisht mbanë fanellën me numër 20 të Real Madridit.

 

(Kosova Sot)