Topi i Artë për herë të parë në histori u ndahet edhe futbollisteve

  • 24 September 2018 - 14:16
Topi i Artë për herë të parë në histori u ndahet edhe futbollisteve

Një futbolliste do ta fitojë çmimin më prestigjioz individual në futboll për herë të parë në histori këtë vit.

I ndarë çdo vit nga revista franceze “France Football” që prej vitit 1956 kur e fitoi Stanley Mattheës, Topi i Artë për lojtarin më të mirë të vitit për herë të parë do t’i ndahet një futbollistit dhe një futbollistes më 3 dhjetor në Paris.

Kryeredaktori i revistës, Pascal Ferre, ka thënë për Associated Press se futbolli i grave është rritur shumë në vitet e fundit prandaj dhe ka qenë hap logjik të krijohet çmimi i ri për to.

“Futbolli i grave është një disiplinë që po lulëzon dhe meriton respektin e njëjtë si futbolli i meshkujve”, ka thënë Ferre për AP.

“Më shumë se 760 milionë shikues e kanë shikuar në TV Kupën e Botës së grave më 2015, dhe kjo nuk ka ndodhur rastësisht”, shtoi ai.

France Football do ta bëjë njoftimin zyrtar për ndarjen e Topit të Artë për futbolliste në edicionit e së martës.

 

(Kosova Sot)