Messi dhe Ronaldo e zgjedhin lojtarin më të mirë në botë nën moshën 21-vjeçare

  • 24 September 2018 - 15:46
Messi dhe Ronaldo e zgjedhin lojtarin më të mirë në botë nën moshën 21-vjeçare

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do t’iu bashkohet ish-fituesve të Topit të Artë për ta shpallur lojtarin më të mirë në botë nën moshën 21-vjeçare.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë pjesë e jurisë për çmimin e ri, që për qëllim ka ta njohë lojtarin më të mirë të ri në botë.

I organizuar nga revista franceze “France Football”, Trofeu Kopa do ndahet si pjesë e ceremonisë së ndarjes së Topit të Artë më 3 dhjetor në Paris.

Ky çmim mban emrin e fituesit të Topit të Artë, Raymond Kopa – i cili vdiq vitin e kaluar – dhe do t’i ndahet një futbollisti nën moshën 21-vjeçar që e ka ndritur futbollin botëror.

Juria do të përbëhet nga ish-fituesit e Topit të Artë, si Zinedine Zidane, Ronaldinho, Bobby Charlton, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi

 

(Kosova Sot)