Ish-sulmuesi i Juves dhe Interit: Ronaldo shkon në shtëpi dhe bën 150 pompa, unë bëj ahengje

  • 24 September 2018 - 16:35
Ish-sulmuesi i Juves dhe Interit: Ronaldo shkon në shtëpi dhe bën 150 pompa, unë bëj ahengje

Ish-sulmuesi italian Dani Osvlado ka thënë se arsyeja pse e ka lënë futbollin ai ka qenë liria që loja më e popullarizuar në botë ia ka marrë.

Osvaldo u pensionua nga futbolli para dy viteve për t’u fokusuar në karrierën e tij të re si muzikant i rokut, dhe ish-sulmuesi i Romës, Juventusit dhe Interit e ka pranuar tani se natyra e tij e çuditshme nuk është përshtatur me lojën e bukur.

“Bota e futbolli nuk ishte më e imja”, tha 32-vjeçari për të përditshmes spanjolle “Marca”.

“Cristiano Ronaldos i pëlqen të shkojë në shtëpi dhe t’i bëjë 150 pompa, e mua më pëlqen të bëj aheng në vend të futbollit”, shtoi ai.

“Futbolli më ka dhënë shumë dhe mundësinë për t’i ndihmuar familjes sime dhe të fitoj aq shumë saqë mund të jetoj edhe pa punuar. Futbolli më ndihmoi të udhëtoj nëpër botë dhe të takoj njerëz. Ma ndryshoi jetën por ma mori lirinë, e unë nuk heq dorë nga liria. Por, ende e dua futbollin, s’e mohoj”, shpjegoi ai.


 

(Kosova Sot)