Barça gjen në Premierligë pasardhësin e Suarezit

  • 24 September 2018 - 17:21
Barça gjen në Premierligë pasardhësin e Suarezit

Barcelona ka shprehur interesim për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, dhe atë të Liverpoolit, Roberto Firmino, pasi që i vlerëson këta të dy si mjaftueshëm të mirë për ta zëvendësuar Luis Suarezin.

Don Balon raporton se katalonasit janë të interesuar ta transferojnë njërin prej dy yjeve të Premierligës për ta zëvendësuan uruguaianin 31-vjeçarin sezonin e ardhshëm.

Për më tepër, në listën e sulmuesve të kërkuar nga Barcelona është edhe Mauro Icardi i Interit dhe Timo Werner i Leipzigut. Por, drejtuesit e klubit katalonas i konsiderojnë këta si opsione të dyta, pasi që janë më shumë të interesuar për Harry Kane dhe Roberto Firminon.

Kontrata e uruguaianit me Barcelonës nuk përfundon deri në qershor të vitit 2021. Megjithatë, Suarezi ishte kritikuar mjaft shumë në fillim të këtij sezoni për shkak të performancave të tij. Pas këtyre kritikave, trajneri Ernesto Valverde i kishte dalur në mbrojtje sulmuesit duke thënë se i beson plotësisht atij.

(Kosova Sot)